Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po synon të kapë Akademinë e Shkencave. Përmes një postimi në “Tëitter”, Basha shkruan se po gatuhet “zgjedhja” e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë.
“Ashtu si “zgjedhjet” e tjera fallco edhe në Akademinë e Shkencave po gatuhet “zgjedhja” e Gjinushit. Rama dhe banda në pushtet dhunon shkencën dhe artin njësoj si demokracinë, pronën, qytetarin, ekonominë, të drejtat politike, drejtësinë. Asnjë hap pas!”, shkruan Basha.
Skënder Gjinushi është kandidati i vetëm për këtë post. Në listën e kandidatëve të bërë publike nga Akademia e Shkencave, kandidaturat për vendet vakante nuk kanë një kandidat tjetër përballë. Për postin e zv/kryetarit të Akademisë së Shkencave kandidon Vasil Tole, i cili aktualisht mban postin e sekretarit shkencor.
Ndërsa në postin e sekretarit shkencor kandidon Salvator Bushati. Në postin e kryetarit të seksionit të SHNT-së konkurron Neki Frashëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




