Në lidhje me protestat e paralajmuara nga opozita e bashkuar, ambasada e SHBA në Shqipëri njofton qytetarët amerikanë se demonstrata të përsëritura pritet të ndodhin në Shqipëri në ditët në vijim.
Në njoftimin e saj përmes fqaes zyrtare në internet, ajo i drejtohet shtetasve të saj në Shqipëri që të shmangin lëvizjet në vendet ku pritet që të zhvillohen sërish protesta nga opozita jo parlamentare dhe që e radhës pritet që të jetë në datë 25 maj.
Ambasada u kërkon shtetasve të saj që të kenë kujdes, pasi në tubimet e fundit, 11 dhe 13 maj protestuesit kanë përdorur pajisje shpërthyese, bomba molotov dhe mjete të tjera të dhunshme, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën.
“Shmangni grumbullimet e mëdha dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi. Monitoroni mediat për përditësime dhe mos u ekspozoni”, është njoftimi i ambasadës për shtetasit e saj.
Pikat që duhet të shmangen janë: Ndërtesa e Parlamentit (Tiranë), Zyra e Kryeministrit (Tiranë), Ndërtesa të tjera qeveritare (Në të gjithë vendin), Rrugët kryesore në të gjithë vendin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




