Lajme

Vidhnin naftë nga kompania ku punonin, pranga dy punonjësve

Dy punonjës të një firme janë vënë në pranga pasi janë kapur në flagrancë duke shitur naftën e vjedhur të kompanisë ku punonin.

Policia njofton se të arrestuarit janë: F.S, 25 vjeç dhe M.Z, 29 vjeç, banues në Berat (me detyrë punonjës të një kompanie, e cila kryen punime pranë gazsjellësit TAP).

Ditën e djeshme shtetasit F.S dhe M.Z, janë kapur në flagrancë në lagjen nr 17 në Korçë, duke i shitur shtetasit A.B, 200 litra naftë, sasi të cilën këta shtetas dyshohet ta kenë vjedhur duke shpërdoruar detyrën, nga një mjet i kompanisë në të cilën ishin të punësuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë