Ikona botërore e popit do të performojë dy këngë gjatë finales së madhe të Eurovisionit 2019, më 18 maj; hitin e saj legjendar “Like a Prayer” dhe një këngë të re, titulluar “Future”, që do të performohet për herë të parë në Tel Aviv, së bashku me rreperin Quavo. Ky single është shkëputur nga albumi i ri i Madonna-s, “Madame X” e që do të dalë në treg më 14 qershor. Ky vit shënon 30-vjetorin që nga dalja e albumit të saj legjendar “Like a Prayer’ dhe do të këndojë këngën me të njëjtin titull shoqëruar nga një kor prej 35 vetash.

Kjo do të jetë hera e parë në histori që Madonna do të ngjitet në skenën e Eurovision. Si një nga artistet bestseller, me më shumë se 300 milionë kopje të shitura në botë, performanca e saj në Tel Aviv do të jetë e treta vizitë dhe performancë e saj në Izrael.
Jon Ola Sand, mbikëqyrësi ekzekutiv i Eurovision-it thotë: “Jemi të nderuar të pohojmë se ikona e pakrahasueshme e muzikës, Madonna, do të na bashkohet këtë vit në Eurovision. Të performuarit live gjatë spektaklit më të madh argëtues në botë do të jetë një moment i veçantë për këdo – jo vetëm fansat. Talenti i shfaqur në këtë kompeticion është fenomenal dhe jam i sigurt se artistët do të frymëzohen më tej nga performanca e saj në skenë. E di se do të jetë një mbrëmje për t’u mbajtur mend dhe mezi pres ta ndajmë me të gjithë që do na shikojnë.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




