Teksa vijon puna për pastrimin e fasadës së Kryeministrisë, damkosur nga boja, kryeministri Edi Rama ka sjellë sërish në vëmendje protestat e opozitës, si edhe bojën e hedhur në godinën qeveritare.
“Kush ka zgjedhur të shëmtojë e të dëmtojë, është i dënuar të turpërohet e të dështojë. Kush ka zgjedhur të pastrojë e të ndërtojë, është i dënuar të durojë dhe të vazhdojë”, shkruan Rama në “Facebook”.
Godina e Kryeministrisë është damkosur nga boja gjatë protestës së fundit të opozitës.


Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




