Kufijtë e vendit tonë do të ruhen tanimë zyrtarisht nga FRONTEX, duke e bërë kështu Shqipërinë vendin e parë jo anëtar të BE-së ku do të vendosen rojet europiane
Agjencia Europiane Rojeve Kufitare dhe Bregdetar do të nisë zyrtarisht operacionin e saj në Shqipëri më 21 maj, duke shënuar kështu herën e parë që FRONTEX do të kryejë një operacion në territorin e një vendi jo anëtar të unionit.
Ceremonia zyrtare, e ndjekur nga një konferencë për shtyp, do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, në prani të Komisionerit Dimitris Avramopoulos, Drejtorit Ekzekutiv të FRONTEX-it Fabrice Leggeri, Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë Sandër Lleshaj.
Marrëveshja do të lejojë Agjencinë Kufitare dhe Rojet Bregdetare Europiane të kryejë operacione të përbashkëta dhe të vendosë ekipet në kufijtë e përbashkët të Shqipërisë dhe BE-së për të ndihmuar në ndalimit e emigracionit të parregullt, veçanërisht në rast fluksesh emigrantësh dhe krimit ndërkufitar.
Negociatat për Marrëveshjen e Statusit midis Bashkimit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë u mbyllën në tetor 2018.
Marrëveshje të ngjashme po finalizohen me Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnjën dhe Malit të Zi. Më herët këtë vit, Parlamenti Evropian dhe Këshilli ranë dakord të përforcojnë mandatin e Agjencisë Kufitare dhe Rojet Bregdetare Evropiane, duke përfshirë bashkëpunimin me vendet partnere përtej lagjes së afërt të BE.
Sipas marrëveshjes, FRONTEX do të ngrejë një strukturë të posaçme në Shqipëri me qëllim luftën kundër emigracionit të paligjshëm drejt shteteve të Bashkimit Evropian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



