Lajme

Bie në kontakt me energjinë, humb jetën elektriçisti në Durrës

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në Rrashbull të Durrësit.
Një elektricist ka mbetur i vdekur, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Mësohet se viktima është 35-vjeçari me iniciale K. Xh.
35-vjeçari ka qenë duke riparuar një defekt elektrik në shtyllë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë