Komisioni Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar një seancë dëgjimore me gjyqtarin e Apelit të Krimeve të Rënda, Sokol Binaj.
Trupa gjykuese e KPK që shqyrtoi dosjen e gjyqtarit Binaj përbëhej nga Firdes Shuli, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko.
Hetimi për gjyqtarin është kryer në të tria kriteret e rivlerësimit, pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës.
ILDKPKI ka dorëzuar një raport me konstatimin se deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Nuk ka deklarim të rremë, nuk ka fshehje pasurie, si dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.
DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se subjekti është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.
Gjyqtari Sokol Binaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004, pas një dekade qëndrimi në Romë të Italisë.
Ai punon prej 15 vitesh në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, ndërkohë që paralelisht me funksionin ka marrë pjesë në trajnimet e Shkollës së Magjistraturës në cilësinë e ekspertit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




