Lajme

Kokainë në këpucë, arrestohet 37-vjeçari në Fier

Në sajë të operacionit policor antidrogë “Kristali”, policia e Fierit ka vënë në pranga një 37-vjeçar, pasi shpërndante drogëra të forta.
Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L. Ç, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë. Dozat e kokainës ishin fshehur në këpucë.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë