Lajme

Kryemadhi në SHBA: Politika ka nevojë për më shumë gra e vajza

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim në SHBA, me Nancy Pelosin, Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Kryemadhi shprehet se në takimin me Nancy Pelosin ka diskutuar mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara.
“Ishte kënaqësi e madhe të takoja Nancy Pelosin dhe të bisedoja me të mbi marrëdhënien e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkruan Kryemadhi.
Ajo theksoi se Shqipëria ka nevojë urgjente për më shumë gra dhe vajza në politikë, që puna e tyre të përqendrohet në përmirësimin e vendit. Kryemadhi tha se Nancy Pelosin është model për gratë në të gjithë botën, por në veçanti në Shqipëri.
“Kryetarja Pelosi është një model shumë i fortë për të gjitha gratë në botë dhe veçanërisht në Shqipëri. Kemi nevojë për më shumë gra e vajza në politikën shqiptare, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë. Pres me padurim për të vazhduar diskutimin me një grua kaq të fuqishme për mënyrën se si duhet të fuqizojmë marrëdhënien tonë me SHBA dhe të përfitoj nga eksperienca e saj për të ndërtuar një Shqipëri më të fortë”, shprehet Kryemadhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë