Një 44-vjeçar nga Kurbini është arrestuar në Shqipëri për llogari të drejtësisë italiane.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale, H. I, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian.
Mbi të rëndonin akuzat për veprat penale “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”.
Pas prangosjes së 44-vjeçarit do të nisin menjëherë procedurat e ekstradimit drejt Italisë, aty ku do të njihet edhe me dënimin përkatës.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




