Një shtetas turk është arrestuar ditën e sotme në Kapshticë, pasi akuzohet për falsifikim të vizave dhe mosdeklarim të të hollave në kufi.
Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi turk me inicialet A. U, 52 vjeç. Gjatë kontrollit në një çantë personale të tij i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5300 Dollarë dhe 4095 Euro të pa deklaruara në kufi, si edhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



