Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për familjarët e major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën gjatë misionit të NATO-s në Letoni mëngjesin e 6 majit.
“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e Majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni. Iu bashkohemi qytetarëve shqiptarë në nderimin e sakrificës së tij dhe në vajtimin për humbjen e tij”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.
Nga shpërthimi i një mine më 6 maj në kampin “Adazi” në Letoni i mori jetën nëntetares Zarife Hasanaj, ndërsa major Tanushi mbeti i plagosur rëndë. Ai ndërroi jetë pas katër ditësh në një nga spitalet e Letonisë.
Trupi i pajetë i major Tanushit do të mbërrijë nesër në Shqipëri nga Letonia dhe ditën e enjte do të zhvillohen homazhet në nder të tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



