Lajme

Fotolajm / Kryemadhi në SHBA, Vasili përfaqëson LSI në protestë

Ashtu siç nuk kishte ndodhur ndonjëherë në protestat kombëtare të opozitës së bashkuar që nga shkurti 2019, Lulzim Basha është “braktisur” nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Kreu i PD ka qenë vetëm në shesh sot në marshimin-protestë, pasi aleatja e tij më e rëndësishme ndodhet në një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në protestë, LSI është përfaqësuar nga kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, i cili në një deklaratë për mediat tha se të gjithë qytetarët janë në shesh nën moton, “Rama ik”.

Vasili i bëri thirrje policisë të heqë dorë nga provokimet dhe të mbyllë gojën, pasi prova e shqiptarëve është fituar.

Ai është shfaqur në protestë i veshur me një mushama kundër shiut dhe i shoqëruar me ish-deputetët Endrit Brahimllari dhe Floida Kërpaçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë