Nis protesta e pestë kombëtare e opozitës së bashkuar. Ashtu si në protestën e së shtunës, edhe sot policia ka marrë masat për të shmangur konfrontimet e mundshme. Është vendosur mbrojtësja te dera e jashtme e Kryeministrisë, por edhe rrethimi me gardh metalik. Forca të shumta policie janë të angazhuara për të monitoruar dhe ndërhyrë në çdo moment nëse protesta e opozitës do të bëhet e dhunshme.
Ajo që bie në sy është se muret e Kryeministrisë janë të nxira nga protesta e kaluar që u shoqërua me lëndë shpërthyese. Në prag të nisjes së protestës shohim edhe një mbështetëse të PD që mban një cadër me mbishkrimin “Rama ik”, praktikë kjo e zbatuar edhe në një protestë më të hershme për t’i bërë ballë motit të keq, por edhe për të dhënë mesazhin e tyre.


Burimi i pamjeve live është nga Partia Demokratike
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


