Deputetja Rudina Hajdari i ka paraprirë sërish protestës së thirrur nga Partia Demokratike dhe aleatet e saj me një deklaratë të shkurtër ku bën thirrje për shmangien e dhunës.
“Duke marrë parasysh pasojat e dhunës të së shtunës dhe duke i uruar shërim të shpejtë Sait Dollapit dhe të gjithë të lënduarëve, uroj që të shmangim përplasjen vëllazërore sot”, thotë ajo.
Hajdari kujton se kundërshtarët politikë nuk duhen parë si armiq dhe se dhuna i bën të barazfajshme të dy krahët. E dalë nga listat e PD, deputetja që refuzoi lënien e mandatit doli kundër Lulzim Bashës edhe para protestës së zhvilluar dy ditë më parë. Ajo i drejtua kreut të PD-së se nëse Azem Hajdari, babai i saj, do të ishte gjallë, ai nuk do ta mbështeste PD-në në këtë aksion që ka ndërmarrë.
“Zyra e Kryeministrisë dhe Parlamenti i Shqipërisë do të vazhdojnë të jenë të përfshira nga zjarri gjatë natës – për shkak të bombave me Molotov që u hodhën hodhën dhe krijuan këtë pështjellim të kohëve të largëqoftit”, deklaronte ajo ndër të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




