Lajme

Protesta, policia në gatishmëri. Makinat e ujit pranë institucioneve

Pak orë nga protesta e radhës kombëtare e opozitës, policia ka marrë masat. Makinat e ujit në rast se do të duhen që të shpërndjanë protestuesit janë vendosur pranë kryeministrisë dhe Parlamentit.

Mësohet se Policia e Shtetit ndryshe nga herët e tjera do të angazhojë 1700 forca të punonjësve të saj në terren për mbarëvajtjen e protestës. Plani i masave nga forcat e rendit duket se është i njëjtë. Përveç forcave të policisë, godina e Kryeministrisë, nga ana tjetër është e rrethuar me gardh metalik, një masë e shtuar e policisë për të shuar çdo skenar të mundshëm që mund të kenë protestuesit. Gjithashtu efektivët e policisë do të jenë të pajisur me maska kundragaz.
Nga protesta e së shtunës u lënduan 16 policë, 4 protestues, mes tyre sekretari organizativ i PD-së, Sahit Dollapi për të cilin selia blu protestoi para Drejtorisë së Policisë, duke kërkuar lirimin e tij. Po ashtu u lënduan edhe operatoratorët e televizionev. Ndërkombëtarët kanë dënuar dhunën e ushtruar nga protestuesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë