Lajme

Presidenti Meta, ngushëllon familjen e major Tanushit

Presidenti Ilir Meta ka ngushëlluar familjen e major Klodian Tanushi, i cili humbi jetën tragjikisht në krye të detyrës gjatë një misioni të NATO-s në Letoni.
Presidenti Meta shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e një ushtaraku shembullor e patriot.
Nga shpërthimi i një mine në kampin “Adazi” të Letonisë mëngjesin e 6 majit humbën jetën dy ushtarakë shqiptarë, Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi.
Major Klodian Tanushi ndërroi jetë katër ditë pas ngjarjes në një nga spitalet e Letonisë për shkak të lëndimeve të shumta.
Lajmin e dha ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Prindërit e major Klodian Tanushit u njoftuan nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku si dhe zv.shefja e SHPFA, gjenerale Manushaqe Shehu.
Major Klodian Nikolla Tanushi lindur në Dibër ishte fëmija i parë i familjes Tanushi dhe ka lënë pas tri fëmijë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë