Lajme

Shkoi për të peshkuar, mbytet i mituri në Valbonë

Është gjetur trupi i pajetë i 12-vjeçarit nga Tropoja, i cili u shpall i humbur një ditë më parë nga familja. Ai është gjetur në shtratin e lumit të Valbonës, në vendin e quajtur Ura e Dragobisë.
Ngjarja është regjistruar ditën e djeshme, ku i mituri me inicialet J. D, kishte shkuar për të peshkuar. Dyshohet se 12-vjeçari ka rënë aksidentalisht në lumë, e ndërsa trupi i tij u gjet në shtratin e Valbonës.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i mituri aksidentalisht ka rënë në lumë, ku për pasojë ka humbur jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për hetime të mëtejshme, për ngjarjen aksidentale.
Ky është rasti i dytë që raportohet në ditën e sotme, pas atij në qytetin e Sarandës ku gjeti vdekjen një 55-vjeçar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë