Lajme

Drejtuesit e PD procedohen penalisht

Tre drejtues të lartë të Partisë Demokratike janë proceduar në gjendje të lirë nga ana e Policisë së Shtetit me akuzën e organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe tubime të paligjshme.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi dhe dy ish-deputetët Flamur Noka dhe Gent Strazimiri janë emrat që policia i fajëson për shkeljen e ligjit për tubimit dhe manifestimet, ndërkohë që për aktet e dhunës në total janë proceduar 81 persona të tjerë, 50 prej të cilëve janë arrestuar.

Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janënga kundërshtimi i punonjësit të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e qetësisë publike, shkatërrimi i pronës me zjarr dhe shkelje e rregullave mbi lëndërt plasëse, djegëse dhe radioaktive.

Policia thotë se 16 efektivë të saj kanë mbetur të plagosur nga hedhja e sendeve të forta dhe e lëndëve plasëse e bombave molotov para Kryeministrisë, tek Parlamenti dhe para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ndërkohë, nga Spitali i Traumës deklarojnë se gjatë orëve të protestës janë paraqitur për mjekim 19 persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë