Lajme

Fotolajm / Rrugaçët që dhunuan median

Ky është grupi i personave të maskuar fort dhe me doreza sterile për të mos lënë gjurmë gishtërinjsh, të cilët në këtë moment janë fotografuar pak para nisjes së protestës së opozitës para ndërtesës së Kryeministrisë.

Janë pikërisht këta persona që më vonë goditën kameramanin e televizionit Top Channel. Protestuesit me maska të zeza dhe një prej tyre me kundragaz të vënë në fytyrë vrapuan drejt kameramanit Eno Xhaja. Ata e kanë goditur kameramanin dhe kanë dëmtuar mjetet e tij të punës duke i kërkuar që të mos filmonte më.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë