Lajme

Presidenti thirrje për qetësi: Shmangni dhunën dhe konfrontimet

Pas incidenteve para godinës së Kryeministrisë, presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” duke bërë thirrje për qetësi.
Meta bën thirrje për të shmangur aktet e dhunës, pasi mund të ketë lëndime në njerëz dhe institucione.
“Jam duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkoj të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”, shkruan presidenti Meta.
Po ashtu ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duke bërë thirrje për qetësi.
Lleshaj në mesazhin e tij shkruan se nuk mund të ndërtohet demokracia me bomba molotov.
“Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur!
Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!”, thekson Lleshaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë