Pas dy orësh tensione para godinës te Kryeminsitria, protesta është zhvendosur para Parlamentit. Situata para Kryeministrisë u përshkallëzua një orë pas nisjes së protestës. Protestuesit janë përleshur me forcat e rendit.
Ata kanë arritur të çajnë kordonin policor, ndërkohë që ndaj godinës së kryeministrisë janë hedhur lëndë plasëse molotov.
Lëndë djegëse molotov është hedhur dhe në drejtim të godinës së Parlamentit. Deri tani janë 12 efektivë të plagosur dhe një protestues nga bombat molotov, të cilët gjenden në Spitalin e Traumës. Bomba molotov, gaz lotsjellës dhe fishekzjarre, ndërsa FNSH morri nën kontroll rrugën te Parlamenti. Por arrestimi i Sekretarit Organizativ të PD, Said Dollapi, bëri që Basha ti drejtojë protestuesit te Drejtoria e Policisë të Tiranës.

Simpatizantët më herët kanë qëlluar me bojë blu dhe të zezë godinën e Kryeministrisë. Ndaj godinës janë hedhur edhe fishekzjarrë.


Opozitës i janë bashkuar edhe protestues nga rrethet. Po ashtu edhe banorët e Unazës së re që prej muajsh protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre që preken nga projekti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)






