Kryeministri Rama ka reaguar për vdekjen e major Klodian Tanushit, i cili ndërroi jetë mbrëmë në Letoni, pasi u plagos mëngjesin e 6 majit nga shpërthimi i një mine, ku humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj.
Kreu i qeverisë shprehet se major Tanushi u nda nga jeta si një dëshmor i atdheut, duke lënë pas shembullin e sakrificës dhe të lavdisë për Forcat e Armatosura.
“Flamuri kombëtar në zi. Fatkeqësisht edhe Klodian Tanushi, ushtaraku ynë i angazhuar në misionin e NATO-s ku humbi jetën dëshmorja Zarife Hasanaj, s’u mbijetoi dot plagëve! Ai u nda nga jeta si një dëshmor i atdheut e shembull i lavdishëm i sakrificës së Forcave tona të Armatosura”, shkruan Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



