Valbona Sako do të jetë kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Durrësit. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të Kryesisë socialiste, e cila i ka dhënë fund dilemave për emrat e propozuar për këtë garë ku përfliteshin deputetet Milva Ikonomi, Klodiana Spahiu, por edhe drejtori i Ujësjellësit, Spartak Kovaçi.
Pas katër mandatesh si kryebashkiak, Vangjush Dako do të largohet nga bashkia. PS ka vendosur që të rikandidojë një pjesë të kryebashkiakëve aktualë si Erion Veliaj në Tiranë, Fatos Tushe në Lushnjë, Dritan Leli në Vlorë, Armando Subashi në Fier, Sotiraq Filo në Korçë, Kastriot Gurra për Librazhdin, Arif Tafani për Belshin; Ndrec Deda për Mirditën, Artur Bushi për Krujën, Fran Tuçi për Fushë-Arrëzin, Gjon Gjoni për Pukën, Tonin Marinaj për Koplikun, Fredi Kokoneshi për Divjakën dhe Gëzim Topçiu për Maliqin.
Janë 5 deputetë të PS-së që do të dorëzojnë mandatin për të kandiduar në zgjedhjet lokale. Ata janë Nuri Belba për Përrenjasin, Ilir Xhakolli për Pogradecin, Pjerin Ndreu për Lezhën, Flamur Hoxha për Gjirokastrën dhe Rakip Sula për Kamzën. Partia Socialiste kishte përcaktuar fillimisht emrin e deputetit Vullnet Sinaj në Bashkinë e Selenicës, por në momentin e fundit ai është ndryshuar duke caktuar biznesmenin Simbol Pazaj. Ndërsa janë të pavendosur kandidatët në 2 bashki në Peqin dhe në Has.
Në Vorë është hedhur poshtë mundësia e kandidimit të deputetit Sadi Vorpsi, duke lënë si kandidat Agim Kajmakun. Gjithsesi PS-ja do të ketë 8 kandidate gra për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ndërsa e hëna është afati i fundit i depozitimit të listave për kandidatë për kryetar bashkie pranë KZAZ-ve apo dhe KQZ-së.
Kryesocialisti Edi Rama pas mbylljes së Kryesisë tha për mediat se kanë mbetur vetëm detajet e fundit për disa bashki duke nënkuptuar Hasin dhe Peqinin. Ndërsa bëri të ditur se nesër të 12 të deleguarit e qarqeve do t’i prezantojnë të gjithë kandidatët për 61 bashkitë e vendit.
“Të gjithë të deleguarit sipas qarqeve do të jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat e miratuara. Kjo do të bëhet në prani të kandidatëve dhe drejtuesve të fushatave elektorale, dhe më pas do të zhvillojmë për fushatën”, theksoi Rama. Ai bëri të qartë se të deleguarit e PS-së në qarqe kanë kompetencat për të vendosur mbi detajet e fundit për të mbyllur emrat pezull për bashkitë e Hasit dhe dhe Peqinit.
Lista sipas qarqeve
TIRANË
Erion Veliaj- Tiranë
Vorë- Agim Kajmaku
Rakip Suli- Kamëz
Redi Kraja- Kavajë
Haxhi Molla- Rrogozhinë
DURRËS
Valbona Sako – Durrës
Artur Bushi-Krujë
Elton Arbana-Shijak
SHKODËR
Valdrin Pjetri- Shkodër
Tonin Marinaj- Koplik
Gjoni Gjoni- Pukë
Mark Babani- Vau Dejës
Fran Tuçi- Fushë-Arrrës
KUKËS
Safet Gjici- Kukës
Tropojë- Rexhë Biberaj
Liman Morina? -Has
DIBËR
Dionis Imeri – Dibër
Hilmi Hoxha- Klos
Lefter Alla- Bulqizë
Agron Malaj- Mat
LEZHE
Pjerin Ndreu- Lezhë
Kurbin- Majlinda Cara
Mirditë- Ndrec Dedaj
ELBASAN
Gledian Llatja-Elbasan
Nuri Belba- Përrenjas
I pavendosur- Peqin
Kastriot Gurra- Librazhd
Arif Tafani- Belsh
Klodian Taçe- Gramsh
KORÇË
Sotiraq Filo- Korçe
Ilir Xhakolli-Pogradec
Erion Isai-Kolonjë
Gëzim Topçiu-Maliq
Pali Kolevski/aleat -Pusteci
Eduard Duro-Devoll
BERAT
Ervin Demo- Berat
Sybi Shehu- Kuçovë
Adriatik Zotkaj- Poliçan
Adriatik Mema- Poliçan
Juliana Memaj- Ura-Vajgurore
FIER
Armando Subashi-Fier
Fatos Tushe – Lushnjë
Fredi Kokoneshi- Divjakë
Rajmonda Balilaj- Patos
Qerim Ismaili- Mallakastër
Majlinda Bufi-Roskovec
VLORË
Dritan Leli- Vlorë
Simbol Pazaj- Selenicë
Ardian Gurma- Sarandë
Shuajip Beqiri- Konispol
Jorgo Goro-Himarë
Majlinda Qelimi-Delvinë
Kristo Kiço-FINIQ
GJIROKASTËR
Flamur Golemi- Gjirokastër
Tërmet Peçi- Tepelenë
Klemend Ndoni- Këlcyrë
Luiza Mandi-Libohovë
Gjoleke Guci- Memaliaj
Alma Hoxha- Përmet
Dhimitër Tola-Dropull
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




