Lajme

Grabitën banesën në Peqin, 3 në pranga, 1 në kërkim

Policia ka zbardhur grabitjen e ndodhur tri ditë më parë në Peqin, ku disa persona të maskuar i morën një 75-vjeçari një sasi parash në shtëpi dhe më pas u larguan në drejtim të paditur. Për grabitjen e banesës janë vënë në pranga 3 persona, mes tyre edhe një grua.

Policia bën me dije se janë vënë në pranga shtetasit me inicialet B. H., 30 vjeç, M. Ll., 27 vjeç, të dy banues në Peqin dhe shtetasja E. Sh., 27 vjeç, banuese në Durrës.
Ndërsa është shpallur në kërkim një prej autorëve të dyshuar të vjedhjes, 19-vjeçari me iniciale S. I.
Të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit me iniciale S. Z., në datën 8 maj.
Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Vjedhja”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë