Kryesocialisti Edi Rama, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla kanë diskutuar dje me 12 të dërguarit politik në qarqe për kandidaturat për kryetar bashkie që pritet të konkurrojnë në zgjedhjet e pritshme të 30 qershorit. Takimet konsultuese u zhvilluan një ditë përpara mbledhjes së Kryesisw së PS-së. Në ditën e protestës së opozitës, socialistët kanë mbledhur që në mëngjes Kryesinë për t’i vendosur në mënyrë përfundimtare.
Mos kandidimi i Vangjush Dakos në Durrës duket se po e bën më të vështirë Partinë Socialiste për të zgjedhur kandidatin e saj. PS-ja ka deri më tani tre kandidate gra për këtë post si deputetet Klodiana Spahiu, Milva Ikonomi dhe Valbona Sako drejtoresha e Tatimeve të qytetit të Durrësit. Si kandidat u përfol edhe Spartak Kovaçi, drejtori i Ujësjellësit të Durrësit.
Do të jetë kryesia që do të vendosë në mënyrë përfundimtare. Ndërsa pezull ka mbetur emri i bashkisë së Dibrës, edhe pse përflitet emri i Dionis Imerit.
Për Lushnjën akoma nuk ka ndonjë kandidaturë përfundimtare edhe pse mësohet se janë paraqitur 7 emra. Në mes tyre është edhe kryetari aktual i bashkisë Fatos Tushe. Por emra përfliten edhe deputetë të kësaj partie, por edhe kreu i PS-së për këtë qytet.
Ndërsa janë 30 kandidatë të konfirmuar, ku pjesa më e madhe kanëe tyre janë në bashkitë me peshë.
Kandidatët e konfirmuar të PS
Tiranë- Erjon Veliaj
Kamëz- Rakip Suli
Kavajë -Arben Rugia
Berat- Ervin Demo
Kuçovë- Sybi Shehu
Ura Vajgurore- Juliana Memaj
Elbasan- Gledian Llatja
Belsh- Arif Tafani
Librazhd Kastriot Gurra
Përrenjas- Nuri Belba
Fier- Armando Subashi
Divjakë- Fredi Kokoneshi
Patos- Rajmonda Balilaj
Roskovec- Majlinda Bufi
Korçë- Sotiraq Filo
Pogradec -Ilir Xhakolli
Shkodër -Valdrin Pjetri
Malësi e Madhe- Tonin Marinaj
Pukë -Gjon Gjoni
Kukës -Safet Gjici
Tropojë -Rexhë Byberaj
Vlorë- Dritan Leli
Sarandë- Ardian Kola
Konispol -Shuaip Beqiri
Himarë- Jorgo Goro
Gjirokastër -Flamur Golemi
Tepelenë- Tërmet Peçi
Krujë- Artur Bushi
Lezhë -Pjerin Ndreu
Mirditë- Ndrec Deda
Krujë-Artur Bushi
Lista sipas qarqeve
Qarqet/ TIRANË
Erion Veliaj- Tiranë
Rakip Suli- Kamëz
Kavajë- Arben Rugija
Rrogozhinë- Shpati Kolgega
DURRËS
Valbona Sako/ Klodiana Spahiu/ Milva Ikonomi- Durrës
Artur Bushi-Krujë
I Pavendosur-Shijak
SHKODËR
Valdrin Pjetri- Shkodër
Tonin Marinaj- Koplik
Gjoni Gjoni- Pukë
Mark Banani- Vau Dejës
KUKËS
Safet Gjici- Kukës
Tropojë- Rexhë Biberaj
Liman Morina-Has
DIBËR
Dionis Imeri/ Reme Lala- Dibër
Hilmi Hoxha- Klos
Lefter Alla- Bulqizë
Agron Malaj- Mat
LEZHE
Pjerin Ndreu- Lezhë
Kurbin- Edona Veliaj
Mirditë- Ndrec Dedaj
ELBASAN
Gledian Llatja-Elbasan
Nuri Belba- Përrenjas
Saimir Hasalla, i pavendosur- Peqin
Kastriot Gurra- Librazhd
Arif Tafani- Belsh
KORÇË
Sotiraq Filo- Korçe
Ilir Xhakolli-Pogradec
Erion Isai-Kolonjë
Gëzim Topçiu-Maliq
Aleatëve-Pusteci
i pavendosur-Devoll
BERAT
Ervin Demo- Berat
Sybi Shehu- Kuçovë
Adriatik Zotkaj- Poliçan
Adriatik Mema- Poliçan
Juliana Memaj- Ura-Vajgurore
FIER
Armando Subashi-Fier
Fatos Tushe, i pakonfirmuar- Lushnjë
Fredi Kokoneshi- Divjakë
Rajmonda Balilaj- Patos
Qerim Ismaili- Mallakastër
Majlinda Bufi-Roskovec
VLORË
Dritan Leli- Vlorë
Vullnet Sinaj, i pakonfirmuar- Selenicë
Ardian Kola/Ardian Gurma- Sarandë
Shuajip Beqiri- Konispol
Jorgo Goro-Himarë
I pavendosur-Delvinë
Kandidat i MEGA-FINIQ
GJIROKASTËR
Flamur Golemi- Gjirokastër
Tërmet Peçi- Tepelenë
Klemend Ndoni- Libohovë
Luiza Mandi-Libohovë
E pavendosur- Memaliaj
Alma Hoxha- Përmet
Dhimitër Tola-Dropull
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




