Në sajë të operacionit policor “Monitori”, Policia e Dibrës ka proceduar penalisht një 25-vjeçar, pasi vijonte të ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Policia bën me dije se është proceduar penalisht shtetasi A. T, 25 vjeç, banues në Peshkopi. Procedimi filloi pasi në bodrumin e një apartamenti të marrë me qira nga shtetasi i lartpërmendur, u konstatuan 17 aparatura kompjuteri që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit dhe aksesorë të tjerë.
Gjithashtu gjatë kontrollit në këtë subjekt u konstatua se ky shtetas kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



