Lajme

Protesta, Basha e Kryemadhi nxjerrin spote: Nesër bashkë për një qëllim (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar spotin e protestës së nesërme të opozitës së bashkuar duke iu bërë edhe një apel gjithë shqiptarëve.
“Nesër në orën 18:30, të gjithë të bashkuar për një qëllim: ta bëjmë Shqipërinë si Europa! Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa #11Maj”, shkruan kreu i PD-së në rrjetin social “Facebook”.

Po ashtu edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur për protestën e nesërme se do të luftohet për drejtësi, shëndetësi dhe shanse të barabarta.
“PËR Dinjitetin, PËR Familjen, PËR Kombin.
JO Varfërisë, JO Arrogancës.
PËR Drejtësi të Barabartë, PËR Shëndetësi të Barabartë, PËR Shanse të Barabarta.
ASNJË HAP PAS!”, shkruan Kryemadhi në “Facebook”.

Kryetari i Partisë Demokratike e ka cilësuar protestën e nesërme si kulmim të betejës dhe kauzës së tyre për një Shqipëri Europiane. Ditët e fundit, Basha vijoi turin e takimeve me qytetarë të rretheve të ndryshme për t’i sensibilizuar për të marrë pjesë në protestë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë