Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur qytetin bregdetar të Vlorës, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Të shtënat janë dëgjuar pikërisht në zonën e shëtitores së Lungomares dhe një person ka mbetur i plagosur.
Mësohet se i plagosur ka mbetur Dajko Cenodema një kompleks tek Uji i Ftohtë. Cenodema është punonjës bashkie dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, në fshatin Babicë e Vogël, që ndodhet 5 km larg qytetit të Vlorës, policia gjeti një automjet të përfshirë nga flakët.
Policia e Vlorës së bashku me FNSH dhe Delta Force ka mbërritur në zonën ku u gjet automjeti i djegur për të zbardhur ngjarjen dhe për të gjetur autorët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



