Në sajë të operacionit policor “Kamuflimi”, Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy tregtarë në kryeqytet me akuzën për kontrabandë e fshehje të ardhurash.
Po ashtu është shpallur në kërkim një tjetër.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit N. P., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe P. S., 49 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit S. B, banues në Tiranë, ku për shkak të hetimit nuk jepen të detaje të tjera.
Këta shtetas, pa NIPT e pa u regjistruar fare në QKB, nën kamuflimin e bizneseve private si tregtar pakice, kanë mundur të fusin një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë.
Në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi janë sekuestruar;
1.440 (një mijë e katërqind e dyzetë) pije freskuese, 12.000 pako çamçakëzë, 77.000 kuti, 750 paketa, 64 pako duhan i grirë, një automjet dhe tre aparate celulare.
Këta shtetas akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë Industriale”, “Fshehja të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



