Mazhoranca zgjodhi sot me 94 vota pro dhe 1 abstenim deputetin demokrat Mylsym Murrizi si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Ai do të mbajë postin që dikur e kishte demokrati Edi Paloka. Vetë Murrizi ka abstenuar në këtë votim. Mazhoranca ka miratuar dhe plotësimin e vendeve vakante të krijuara pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të LSI-së dhe PD-së dy muaj më parë.
Sipas propozimeve, u vendos që deputetja Rudina Hajdari të mbajë postin e kryetares së komisionit parlamentar të Integrimit. Sipas një rregullit të gjithëpranuar është vendosur që disa komisione të drejtohen nga opozita.

Kështu mbi bazën e këtij parimi, Enver Roshi i dalë nga listat e LSI-së do të jetë kryetar i Komisionit të Shëndetësisë, ndërsa Fajtona Dhimitri do të jetë kryetare e komisionit parlamentar të Medias. Këto dy komisione janë drejtuar nga Albana Vokshi e PD-së dhe Petrit Vasili i LSI-së.
Ndërsa deputetët Ralf Gjoni është zgjedhur nënkryetar i komisionit parlamentar të Jashtëm, Halil Jakini, kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese dhe Korab Lita, zv.kryetar i Komisionit të Ligjeve.
Gjithashtu deputetët e opozitës së re morën poste si Alban Zeneli dhe Myslym Murrizi do të jenë pjesë e Byrosë së Kuvendit dhe të Këshillit të Rregullores.
Opozita e re ndërkohë është bërë pjesëe edhe procesit të reformës zgjedhore. Deputetja Rudina Hajdari është edhe bashkëkryetarja e komisionit. Me insistim e deputetëve të opozitës së re është përfshirë që në objektin e komisionit të jetë edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor. Mazhorana e ka futur në shqyrtim këtë kërkesë, por në të njëjtën kohë ka kërkuar PD-ja të jetë e pranishme me vëzhgues pranë komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.
Postet që mori ‘opozita e re’:
- Myslym Murrizi, zëvendëskryetar i Kuvendit
- Rudina Hajdari, kryetare e Komisionit të Integrimit Europian
- Fatjona Dhimitri, kryetare e Komisionit të Medias dhe Edukimit
- Enver Roshi, kryetar i Komisionit të Shëndetësisë
- Alban Zeneli, zv.kryetar në Komisionin e Sigurisë
- Halil Jakini, zv.kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese
- Korab Lita, zv.kryetar i Komisionit të Ligjeve
- Ralf Gjoni zv.kryetar i Komisionit të Jashtëm
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.





