Lajme

U arrestua në protestën e Astirit, Balliu: Jam dhunuar nga policia

Ish-deputeti Klevis Balliu, që u arrestua një ditë më parë pas tensioneve dhe konfrontimeve fizike në zonën e Astirit akuzon policinë për dhunë gjatë shoqërimit për në Komisariatin nr. 6.
Menjëherë pasi ka mbërritur në Komisariatin nr. 6, ish-deputeti Balliu ka kërkuar ekspertë mjeko-ligjorë për të konstatuar shenjat e dhunës në trupin e tij. Pas këqyrjes së trupit, ekspertët mjeko-ligjor kanë përpiluar një raport, i cili më pas iu përcoll prokurorisë dhe do t’i paraqitet gjykatës.
Ish-deputeti Klevis Balliu u arrestua një ditë më parë nga Policia e Tiranës së bashku me 4 persona të tjerë, pasi u vendos në krahë të banorëve që u përplasën me policinë, për të mos lejuar kalimin e eskortës së kryeministrit Rama, i cili do të vizitonte një biznes të zonës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë