Policia e Kavajës ka arrestuar një 51 vjeçar pasi shpërndante në doza të vogla lëndë të forta narkotike.
Policia bën me dije se është arrestuar në flagrancë në një lokal në Pedonale të qytetit të Kavajës shtetasi N. B,51 vjeç, lindur në Kavajë.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë policia ka gjetur dhe sekuestruar 27 doza të dyshuara lëndë narkotike Kokainë, 740.000 lekë, 1000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, si dhe dy aparate celulare, që i përdorte për të siguruar klientelë si dhe një automjet që shpërndante lëndën narkotike.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



