Në sajë të operacionit policor “Premtimi”, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 49-vjeçar, pasi kishte mashtruar një grua për marrjen e provimit të licencës në mësuesi si dhe për të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin, duke i marrë vlerën monetare 10 mijë euro.
Policia ka bërë të ditur se është në pranga shtetasin B. A. 49 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ”Mashtrimi”, i dënuar dhe më parë për të njëjtat vepra penale.
49-vjeçari në muajin janar të vitit 2018, dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit shtetases B. P., shumën prej 6000 euro për të marrë provimin e licencës së mësuesisë, si dhe shumën 4000 euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj. Po ashtu kishte ushtruar ndikim të paligjshëm te shtetasi E. S., punonjës në fushën e arsimit.
Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë për korrupsion aktiv dhe pasiv, konkretisht shtetasit me inicialet B. P dhe E. S.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



