Pas tensioneve dhe përplasjeve fizike që ndodhën dje në zonën e Astirit, Policia e Tiranës ka arrestuar 4 shtetas, për veprime të dhunshme mbi policinë dhe shkatërrimin e pronës.
Policia bën me dije se janë proceduar në gjendje të lirë 23 persona të tjerë, si dhe 3 janë shpallur në kërkim.
Ndërsa janë arrestuar shtetasit: K. B., 30 vjeç, L. M., 42 vjeç, S. H., 34 vjeç, E. S., 41 vjeç, të katërt banues në Tiranë.
Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, nga raport e shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.
Ndërkohë, po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.
Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, ”Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



