Disa artistë dhe përfaqësues të Aleancës në mbrojtje të Teatrit, kanë rivendosur shkronjat e hequra pak ditë më parë nga ky institucion.
Vullnetarisht ata përgatitën të gjithë infrastrukturën e nevojshme dhe këtë pasdite “rishkruan” në mur “Teatri Kombëtar”.

Shkronjat u hoqën pak ditë më parë, akt që u shoqërua me shumë polemika. Prej muajsh artistët që janë kundër shembjes së teatrit protestojnë, të mbështetur edhe nga qytetarë të tjerë. Ata kërkojnë restaurimin e godinës dhe jo shembjen e saj.



Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




