Lajme

Falsifikim i pronësisë, arrestohet ish-kreu i komunës Kashar dhe 4 persona të tjerë

Ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia është arrestuar së bashku me 4 persona të tjerë, pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh. Të arrestuarit akuzohen për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve të pronësisë së dy pallateve në zonën e Yzberishtit.
Në pranga kanë rënë edhe ish-kreu i Urbanistikës, Jurgen Memishaj. Arrestimi i Memishaj u bë pas kallëzimit të njërit prej investitorëve.
Konkretisht, konflikti erdhi pasi dy ndërtues, Stefan Çaushi dhe Arben Petriti, të cilët kishin rënë dakord për ndërtimin e dy pallateve me ndarjen e pronësisë 50% me 50%. Por pronësinë e dy pallateve në fjalë e ka përfituar vetëm ndërtuesi Stefan Çaushi, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumenteve të pronësisë.
I gjendur në këtë situatë ndërtuesi tjetër, Arben Petriti ka kallëzuar në Prokurori, Stefan Çaushin. Pas hetimeve, më pas kanë ardhur edhe arrestimet nga ana e policisë.
Përveç ish-kreut të Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia dhe ish-kreut i Urbanistikës Jurgen Memishaj në pranga ka rënë edhe investitori Stefan Çaushi. Gjithashtu në pranga kanë rënë Vjollca Pani, sekretare e zyrës së planifikimit të territorit dhe Miranda Dyrmishaj, kolaudatore, kontrolluese e subjekteve.
Të arrestuarit pritet që në ditët në vijim të dalin para gjykatës për masën e sigurisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë