Lajme

E lidhin këmbë e duar, tre “policë” grabisin biznesmenin në Korçë

Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur banesën e një biznesmeni mbrëmjen e kaluar në fshatin Çiflig të Korçës.
Tre grabitës, me uniforma policie dhe me armë, kanë lidhur bashkëshortët Nevruz dhe Sadete Vila dhe më pas u kanë marrë rreth 160 mijë lekë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00.
Mësohet gjithashtu se grabitësit i kanë dhunuar dy bashkëshortët për 30 minuta.

Nevruz Vila ka rrëfyer për mediat momentin e ngjarjes: “Po hanim darkë me bashkëshorten. Më lidhën duart dhe gojën mua dhebashkëshortes. Mua më morën lekët që kisha në xhep, nja 1.6 mln lekë si dhe më hoqën varësen që kisha në qafë. Mirë që u shkëput lehtë ajo. Pastaj dëgjuam zhurmë në dhomat e gjumit. Na thanë të mos lëvizim”. Ai është pronar i një servisi gomisterie dhe një anijeje peshkimi në Durrës dhe se në xhep kishte pasur lekët e xhiros së biznesit të tij.

Pasi janë larguar grabitësit, gruaja ka kërkuar ndihmë te fqinjët, të cilët njoftuan policinë.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë