Lajme

Aksident me 5 të plagosur te “Mbikalimi i Patokut” (Video)

Dy mjete janë përplasur në autostradën Lezhë-Tiranë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut “, duke shkaktuar plagosjen e 5 personave.

Sipas policisë, mjeti me drejtues shtetasin E.P., 28 vjeç është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.I., 30 vjeç. Në mjetin me drejtues shtetasin E.P. ndodheshin si pasagjerë shtetasit F.N., 32 vjeç, A.H., 34 vjeç dhe M.N., 27 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, pasagjerët dhe drejtuesit e mjeteve kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhen nën kujdesin mjekësor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë