Lajme

Shkrumbohet gjatë natës makina e kreut të PS së Elbasanit

Është shkrumbuar gjatë natës makina e kreut të PS-së së Elbasanit, Xhevahir Budani.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji” të qytetit të Elbasanit, ndërkohë që makina ka qenë e parkuar pranë banesës.
Automjeti i djegur është i llojit “Ford” dhe paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Budani aktualisht mban edhe postin e drejtorit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për Qarqet e Elbasanit, Korçës dhe Beratit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë