Një subjekt privat ka rënë pre e grabitjes mëngjesin e kësaj të diele në qytetin e Patosit. Të dhënat e para tregojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Grabitësit kanë arritur të marrin një shumë të konsiderueshme parash dhe dy automjete luksoze.
Pronari i subjektit, Mehdi Kurteshi, tregon se autorët kanë vjedhur 2800 euro, 60 000 lekë të reja si dhe dy automjeteve të tipit “Audi” dhe “Land Rover” që ishin në pronësi të tij. Ndërkohë në subjekt janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale.
Pas ngjarjes, pronari i subjektit ka bërë denoncimin në polici, duke theksuar se nuk ka asnjë konflikt të mëparshëm.
Paraprakisht dyshohet se autorët mund të kenë qenë më shumë se dy persona, ndërsa për të zbardhur ngjarjen e plotë janë marrë pamjet filmike të kamerave të sigurisë.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



