Një nga personat e dyshuar të ndaluar pas vrasjes në ish-bllok, Ervis Martinaj është liruar nga gjykata me garanci pasurore 5 milion lekë
Martinaj qëndoronte në qeli pas vrasjes që ndodhi në një lokal, në datën 4 tetor 2018.
Sa i përket ngjarjes, organi i akuzës mori nën hetim 8 persona, ku 4 janë lënë të lirë me masën “detyrim paraqitje”, një tjetër me garanci pasurore, dy vazhdojnë të jenë në kërkim, ndërsa në burg mbahej vetëm Ervis Martinaj.
Ende në kërkim janë komando Mevjol Bilo dhe Eldi Dizdari. Bilo citohet në dosjen e Prokurorisë se është personi që qëlloi me armë në drejtim të Fabian Gaxhës, duke e lënë të vrarë.
Oficerët që kanë kryer verifikimet në kuadër të hetimit për vrasjen e ndodhur më 4 tetor te ish-Blloku, kanë siguruar të dhëna që flasin për një krisje marrëdhënie mes Ervin Matës dhe Eldi Dizdarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




