Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 47-vjeçarin Arben Xhetani, i cili u arrestua ditën e djeshme për vrasjen e ish-policit Arben Bilali në Selitë.
Xhetani, i cili figuronte me precedentë të mëparshëm penal në në fushën e vjedhjes së makinave, rezulton të jetë filmuar nga katër kamera sigurie që ndodhen pranë zonës, ku mbeti i vrarë ish-efektivi i policisë, Bilali. Në kamera Xhetani shihet teksa largon një pistoletë nga vendi i ngjarjes, armë e cila dyshohet të jetë e autorëve të krimit apo edhe e vetë ish-policit të vrarë.
50-vjeçari Arben Bilali u ekzekutua me armë zjarri pranë shtëpisë së tij, më 30 janar të këtij viti. Sapo zbriti nga një automjet tip “Volksëagen Golf” me targa të huaja dhe po ecte në drejtim të trotuarit pranë banesës së tij, pas tij u afrua një automjet tip “Mercedes Benz” i zi dhe me targa të falsifikuara dhe e qëlloi me breshëri 14 herë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



