Gjashtë persona janë shoqëruar në polici, pasi u kapën me mallra të dyshuara kontrabandë. Të ndaluarit janë, M.Sh., 47 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, D.K., 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, K.Sh., 44 vjeçe, banuese në Durrës, I.N, 56 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë. D. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, M.N., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.
Prangosja e tyre u bë pasi janë kapur në afërsi të tunelit të Elbasanit me një sasi mallrash të dyshuara kontrabandë, si veshje dhe produkte të tjera në vlerë të konsiderueshme.
Policia e Tiranës sqaron se “të gjithë personat e arrestuar janë subjekte tregtare me NIPT dhe ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Tiranës”.Në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi u sekuestruan mallra të ndryshme kontrabandë, si veshje të ndryshme për të gjitha moshat , parfume dhe barna mjekësore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




