Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas, pasi shpërndanin lëndë narkotike nëpër Tiranë, pikërisht në zonën “Komuna e Parisit” dhe në rrugën “Lord Bajron”.
Konkretisht në pranga ka rënë shtetasi A. D. 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të tij në momentin e kapjes në flagrancë si dhe gjatë kontrollit të banesës, iu gjetën dhe sekuestruan më cilësinë e provës materiale, 18.2 gr heroinë, 1 peshore elektronike dhe 1 celular.
I arrestuari tjetër është identifikuar me inicialet K. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali, shërbimet e policisë i kanë gjetur 5 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë, vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve të arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



