Lajme

Prokuroria merr përgjigje zyrtare nga bankat: Në Rinas u vodhën 6 mln euro

Pas gati një muaji nga grabitja e parave në aeroportin e Rinasit, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë me dije përgjigjen zyrtare nga 3 bankat e nivelit të dytë, të cilat konfirmojnë se janë grabitur rreth 6 milion euro.
Fillimisht u aludua se ishin 10 milionë euro të grabitura.
Për grabitjen e parave në Rinas deri më tani janë arrestuar Elton Pikli, Oltjon Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela dhe Ragip Hajdini, për të cilët Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.
Pak minuta pas grabitjes, gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj.
Supergrabitja ka ndodhur të martën e 9 prillit dhe pak minuta pas grabitjes, gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili konsiderohej si kreu i bandës kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë