Lajme

Plagos me thikë 57-vjeçarin në Fier, në pranga autori

Një 66-vjeçar nga Fieri është arrestuar në flagrancë nga policia për tentativë vrasjeje.
Policia bën me dije se 66-vjeçari Gani Kasëmi, ka tentuar të vrasë me thikë një 57-vjeçar, pas një sherri banal mes tyre.
Dyshohet se autori ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka qëlluar me thikë 57-vjeçarin N. K. Ai ka marrë dëmtime në kokë dhe ndodhet në Spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë