Një sasi prej 72 kilogram drogë është kapur sot në kufirin greko-shqiptar, më konkretisht në Kostur të Greqisë.
Autoritetet helene ndaluan një automjet që po vinte nga kufiri i gjelbër dhe gjatë kontrollit gjetën sasinë e lëndës narkotike, e dyshuar marijuanë.

Brenda mjetit fuoristrade tip “Benz”, u gjetën dhe sekuestruan 5 çanta të cilat përmbanin 50 pako me 72 kg marijuane.

Po ashtu, u sekuestrua 1 celular dhe 6 karta SIM. Për këtë rast është prangosur edhe një 44-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet publik. Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 3.4 ton marijuanë e ardhur nga Shqipëria.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




