Lajme

Në kërkim për plagosje, 30-vjeçari arrestohet falë qytetarëve!

Denoncimi i bërë në polici nga qytetarët, ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim në Tiranë. Forcat “Shqiponja”, me marrjen e njoftimit nga numri 112 për një të kërkuar, organizuan punën duke bërë të mundur në rrugën “George W. Bush”, kapjen e 30-vjeçarit me iniciale E.A., banues në Sarandë.

I riu i arrestuar rreth mesditës së sotme, ishte person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë.

Kjo pasi Gjykata e Sarandës, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

I ndaluari akuzohet se më 19 dhjetor 2016, rreth orës 14:40, në lagjen Nr. 1 Sarandë, në bashkëpunim me vëllain e tij, kanë qëlluar me shkop bejsbolli dhe thikë, shtetasin Xh. H., duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Ndaj të ndaluarit në kryeqytet veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Sarandë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë